Skip to content
Home » Cfare ka pas etiketes se nje produkti kozmetik?

Cfare ka pas etiketes se nje produkti kozmetik?

Udhezues per blerjen e një produkti kozmetik:

Gjëja e parë që vëmë re kur kemi ndërmend të blejmë një produkt kozmetik është etiketa, në të cilën shfaqen shumë informacione, disa prej të cilave karakterizojnë produktin siç janë emri ose logoja e kompanisë dhe me pas janë përbërësit.

Bota e kozmetikës i nënshtrohet më shumë se të tjerave ndryshimeve të papritura për shkak të ndryshimeve qe peson moda, evolimi i industrive dhe veshjeve: Mendoni për make-up-in që ndjek modën , idetë e make-up artistit të momentit , paketimin ose kërkimin e zgjidhje të reja. Teknologji, keto që e bëjnë kozmetikën më të këndshme dhe efektive.

Vite më parë, make-up konsiderohej e papranueshme për një zonjë të denjë dhe përdorimi i kozmetikës ishte një shenjë e mendjelehtësisë. Sot një mendim i këtij lloji na bën të buzëqeshim, sepse vetë koncepti i kozmetikës shoqërohet me një ndjenjë mirëqenieje, përkëdheljeje, relaksimi, përbërës që tani janë të domosdoshëm për jetën moderne.

Kozmetika është bërë një aleat në afeksionet dhe marrëdhëniet me të tjerët, nuk është më mendjelehtësi, por ngrohtësi dhe vetëdije.

Përkufizimi i një produkti kozmetik ka ndryshuar disa herë dhe koncepti është zgjeruar, rishikuar dhe korrigjuar. Qëllimi i ligjvënësit është të mbrojë konsumatorin, pasi produkti kozmetik është një produkt i konsumit që i nënshtrohet rregullave të tregut dhe për këtë arsye i nënshtrohet disiplinës.

“Për qëllimet e këtij ligji, produktet kozmetike përcaktohen si substanca dhe preparate, përveç medikamenteve, të destinuara për t’u aplikuar në sipërfaqet e jashtme të trupit të njeriut […]

Në fund të fundit, produktet kozmetike duhet të dallohen nga barnat, për rrjedhojë, etiketimi duhet të jetë i ndryshëm.

Etiketa e kozmetikës permban emrin komercial të produktit, por mbi të gjitha do të përmbajë informacionin bazë për të drejtuar konsumatorin në zgjedhjen e tij.

Fjala kryesore do të jetë informacioni që çon në ndërgjegjësimin në blerje.

Legjislacioni, pra, kontrollon që konsumatorët të mbrohen në zgjedhjen e tyre dhe të drejtohen si duhet. Kozmetika eshtë për përdorim të jashtëm për të modifikuar, korrigjuar, parfumuar sipërfaqet e trupit të njeriut dhe do të përmbajë substanca të ndryshme aktive për të arritur këtë qëllim, të cilat do të shpërndahen në faza të ngjashme me atë aktive dhe rezultati duhet të jetë i këndshëm dhe i bukur. Etiketa tregon përbërësit në rend zbritës të peshës deri në 1 përqind, poshtë së cilës është e mundur të emërtoni përbërërsit e tjere.

Gjithashtu : Etiketa na tregon nëse produkti është cilësor nga përqendrimi i përbërësve të pastër aktivë dhe na informon se si ta ruajmë dhe përdorim atë.

Le të mos jemi të kënaqur me produkte që janë të lira, te zgjedhim produkte për të cilat çmimi korrespondon me cilësi të shkëlqyera dhe me një siguri të plotë. Per blerjen e produkteve cilesore le tu drejtohemi siteve zyrtave ose te konsultohemi me profesionist te shendetit.

error: Permbajtja e Farmaceutika.org eshte e mbrojtur. Ju lutem na kontaktoni nese ju duhet informacion shtese.