Skip to content
Home » 8 pyetje të zakonshme rreth Lisë së majmunit.

8 pyetje të zakonshme rreth Lisë së majmunit.

Virusi i lisë së majmunit nuk është i ri dhe ekziston një vaksinë për të.

Lija e majmunëve është një çështje serioze shëndetësore, por nuk është vdekjeprurëse. Por ekspertët thonë se kujdesi dhe vaksinimi, kur është e mundur, janë të rëndësishme.

  • Lajmet për një virus të njohur si lija e majmunit filluan të bëhen tituj në SHBA në maj 2022, kur Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) mësoi për një rast të konfirmuar pë një person nga Britania, i cili ishte kthyer nga një udhëtim në Nigeri.
  • Më 18 maj 2022,  rasti i parë në SHBA u konfirmua në një burrë nga Massachusetts.
  • Më shumë se dy muaj më vonë, dy shtete – Nju Jorku dhe Kalifornia – shpallën gjendje të jashtëzakonshme për shkak të shpërthimit të lisë së majmunëve.
  • COVID-19 konsiderohet ende një pandemi globale. Por tashmë ka një çështje tjetër shëndetësore që na shqetëson, ajo e lisë së majmunëve

Pyejtja është se jemi të sigurtë se cili nga dy viruset është më ngjitës?

Për të ndihmuar në rritjen e ndërgjegjësimit dhe në informacione të sakta, ne të www.farmaceutika.org kemi mbledhur disa fakte për Linë e majmunit.

1.Çfarë është lija e majmunit?

“Lija e majmunit është një infeksion viral që rrjedh nga e njëjta familje si virusi i lisë, është një sëmundje vetëkufizuese, që do të thotë se me kalimin e kohës, infeksioni duhet të zgjidhet vetë.”

Virusi i lisë së majmunit u zbulua për herë të parë tek majmunët në vitin 1958, dhe më pas tek njerëzit në fillim të viteve 1970”.Lija e majmunëve është përgjithësisht e lehtë dhe ka shumë më pak gjasa të shkaktojë vdekje.

Disa nga simptomat e lisë së majmunit janë:

  • Skuqje lëkure, puçra
  • Temperaturë
  • Ethe
  • dhimbje trupi
  • lodhje
  • dhimbje koke
  • simptoma të frymëmarrjes, të tilla si dhimbje fyti, kollë dhe kongjestion nazal
  • nyjet limfatike të fryra

Skuqja , puçrat mund të shfaqen në:

  • fytyrë
  • organet gjenitale
  • gojë
  • duar
  • këmbët
  • gjoks
  • anus

Skuqja shpesh fillon me lezione të sheshta që ngrihen, të ngjashme me flluska ose puçra, dhe më pas mbushen me lëng dhe qelb, lëkura mund të jetë shumë e ndjeshme dhe e dhimbshme. Flluskat zakonisht thahen ose bëhen kore dhe më pas bien, duke lënë shenja në lëkurë.

2.Si përhapet?

Aktualisht , Lija e majmunit mund të përhapet tek kushdo – fëmijë dhe të rritur, të shëndetshëm ose me imunitet të dobët.

Ekspertët thonë se mënyra kryesore e transmetimit është kontakti lëkurë me lëkurë. Kontakte si:

  • kontakt i drejtpërdrejtë me lezionet e lisë së majmunit, pucrat ose lëngjet trupore, duke përfshirë sekrecionet e frymëmarrjes nga një person me lijë majmuni.
  • kontakt i ngushtë ose i drejtpërdrejtë, zakonisht i përcaktuar si aktivitet seksual, përqafim, puthje ose kontakt i zgjatur ballë për ballë.
  • prekja e objekteve të palara, pëlhurave (veshjeve, shtratit ose peshqirëve) dhe sipërfaqeve që janë përdorur nga dikush me linë e majmunit, megjithëse kjo mënyrë nuk është aq e zakonshme.
  • Dhe se një femër shtatzënë mund ta përhapë virusin tek fetusi i saj përmes placentës.

Në të kaluarën, shumica e rasteve të lisë së majmunëve ishin në fakt te fëmijët pas kontaktit me kafshë të infektuara, por nuk duket të jetë rasti me shpërthimin aktual.

3.A është lija e majmunëve një Infeksion Seksualisht i Trasmetueshëm, IST?

Lija e majmunit nuk është një infeksion seksualisht i transmetueshëm. Por njerëzit gabimisht po e etiketojnë atë si të tillë.

Konceptimi i gabuar është se: është një infeksion seksualisht i transmetueshëm, por kontaktet e ngushta të natyrës joseksuale mund të jenë gjithashtu një burim transmetimi. Për shembull, kontakti i ngushtë lëkurë më lëkurë, përqafimi, puthja dhe kontakti i afërt ballë për ballë. Të gjitha këto kontakte mund të mos jenë seksuale në natyrë, megjithëse kontakti seksual është gjithashtu një mundësi për transmetim viral.

Edhe pse lija e majmunit mund të përhapet seksualisht, nuk është mënyra kryesore e transmetimit– kontakti lëkurë me lëkurë është – prandaj nuk konsiderohet si IST.

4.A është lija e majmunëve vdekjeprurëse?

Lloji i lisë së majmunit me të cilin kemi të bëjmë tani është i llojit të Afrikës Perëndimore, dhe rrallë herë mund të jetë fatal.Por disa popullata janë më të rrezikuara për vdekjen.

Mund të jetë [vdekjeprurëse] për fëmijët e pavaksinuar dhe popullatat me imunitet të dobët..

5.A është lija e majmunëve e shërueshme?

Aktualisht nuk ka një kurë të njohur për linë e majmunëve, por, ka disa trajtime. mjekët mund të trajtojnë me Tecovirimat (emri i markës TPOXX) .

Gjatë këtij shpërthimi, disa pacientë që kanë marrë këtë ilaç kanë raportuar se ai i ndihmoi në pastrimin e skuqjes më shpejt dhe reduktimin e dhimbjes.

Lija e majmunëve është një sëmundje vetëkufizuese, ajo në përgjithësi largohet vetë pas dy deri në katër javë,por, fëmijët dhe personat me disa kushte mjekësore të vecanta mund të sëmuren më rëndë.

6.A ka një vaksinë për linë e majmunit?

Ekzistojnë  dy vaksina të disponueshme për linë, të cilat janë treguar të jenë efektive kundër lisë së majmunëve:

  1. ACAM2000, vaksina origjinale e lisë
  2. JYNNEOS, një vaksinë më e re

Vaksina vlerësohet të jetë rreth 85% efektive në parandalimin e lisë së majmunëve, por hulumtimi aktualisht është i kufizuar.

Studiuesit po bëjnë studime tani për pacientët gjatë këtij shpërthimi për të siguruar një vlerësim më të saktë se sa mbrojtëse është vaksina në jetën reale.

7.Pse lija e majmunëve është një problem kaq serioz shëndetësor tani?

Nëse lija e majmunëve është rrallë herë fatale, pse shtetet po shpallin emergjencë?

Pse OBSH shpalli një emergjencë globale shëndetësore?

Në shumicën e pacientëve, lija e majmunit shkakton dhimbje dhe parehati ekstreme për disa javë në shumë pjesë të trupit. Në disa situata, dhimbja mund të jetë aq e rëndë saqë kërkon shtrimin në spital, skuqja dhe pucrat mund të lënë shenja të përhershme në lëkurë ose të infektohet ose sëmundja mund të shkaktojë dëmtim të trurit, syve dhe mushkërive.

Ai gjithashtu paraqet një rrezik më serioz për popullatat e cenueshme, siç janë fëmijët dhe imuniteti i tyre është më i dobët.

8.Sa kohë është ngjitës një person me linë m ajmunit?

Njerëzit me linë e majmunit janë ngjitës derisa skuqja dhe pucrat të jenë zhdukur plotësisht. Kjo do të thotë që një flluskë është kthyer në një kore, korrja është tharë dhe ka rënë, dhe lëkura e re tani po mbulon zonën ku fshikëza dhe korrja ishin.

error: Permbajtja e Farmaceutika.org eshte e mbrojtur. Ju lutem na kontaktoni nese ju duhet informacion shtese.