Skip to content
Home » Shtesat Ushqimore, cfare duhet te dime?!

Shtesat Ushqimore, cfare duhet te dime?!

Shtesat ushqimore janë formuluar që të përdoren në disa situata të veçanta të tilla si: mungesa e një lënde ushqyese ose nevoja e saj e shtuar për trupin, ne te mirë të shëndetit dhe mirëqenies.

Përdorimi i këtyre produkteve, për të qenë i sigurt dhe i dobishëm, kërkon njohuri të funksionimit të tyre dhe vetive të tyre dhe duhet të bëhet në një mënyrë të vetëdijshme dhe të informuar.

Eshte e rëndësishme të mbani mend se:

Suplementet nuk duhet të konsiderohen kurrë si një zëvendësues te një diete të larmishme dhe të ekuilibruar ose një mënyrë jetese të shëndetshme

Para se të përdorni një suplement ushqimor duhet të konsultoheni paraprakisht me mjekun ose farmacistin tuaj nëse:

  • Nuk jeni në gjendje të mirë shëndetësore ose po mjekoheni me medikamente te tjera sepse mund të shfaqen efekte të padëshiruara dhe ndërveprime ndërmjet substancave të ndryshme.
  • Përdorimi i shtesave ushqimore është menduar për grupe të prekshme të popullsisë si fëmijët dhe gratë gjatë shtatzënisë dhe ushqyerjes me gji.
  • Suplementet nuk duhet të merren për periudha të zgjatura ose në doza më të larta se ato të rekomanduara në etiketë. 
  • Duhet te jini të kujdesshëm ndaj shtesave në dispozicion jashtë kanaleve të zakonshme tregtare siç janë, për shembull, interneti ose faqe te pa autorizuara.
  • Ne rast të efekteve të padëshiruara ose të papritura, është e nevojshme të ndërpritet marrja e tij dhe të informohet mjeku ose farmacisti. 
error: Permbajtja e Farmaceutika.org eshte e mbrojtur. Ju lutem na kontaktoni nese ju duhet informacion shtese.
Exit mobile version