Skip to content
Home » Skuqja nga pelena: simptomat, llojet dhe trajtimi:

Skuqja nga pelena: simptomat, llojet dhe trajtimi:

keshilla shendeti farmaceutika.org

Skuqja e pelenave është një nga problemet më të zakonshme dermatologjike të të porsalindurit. Nuk është shqetësuese por ajo mund të jetë shumë e bezdisshme per foshnjen.

Skuqjet e pelenave janë ndër çrregullimet më të zakonshme të lëkurës tek të porsalindurit. Kjo është zakonisht një gjendje e lehtë, vet-kufizuese që kërkon ndërhyrje minimale.

Në përgjithësi është e dukshme në pjesën e ndënjurave dhe zonës gjenitale, por edhe në stomak ose në pjesën e sipërme të kofshëve, ose aty ku lëkura bie në kontakt me irrituesit.

Sipas asaj që raportohet në revistën Pediatrike Dermatology, shkaqet kryesore janë fërkimi, hiperhidrimi i lëkurës dhe ndryshimet në pH të lëkurës. Eshtë më e zakonshme në vitin e parë të jetës.

Cilat janë simptomat e saj?

Dermatiti i pelenës është një reaksion inflamator i lëkurës në zonën pranë pelenës. Lëkura e porsalindurit është shumë delikate dhe e ndjeshme ndaj infeksionit ose acarimit.

Një nga shkaktarët kryesorë është pra okluzioni i lëkurës nga pelena. Simptomat varen nga ashpërsia dhe kohëzgjatja e dermatitit, por simptomat më të shpeshta janë:

  • Kruarje me intensitet të ndryshëm.
  • Skuqje e lehtë në raste të lehta.
  • Inflamacion intensiv, madje edhe gjakderdhje, në raste të rënda.
  • Nervozizmi i fëmijës.

Dermatiti i pelenës është një reaksion inflamator i lokalizuar në zonën në kontakt me pelenën. Simptomat janë skuqje, kruajtje dhe acarim.

Dermatiti nga pelenat

Cilat janë shkaqet e skuqjes nga pelena?

Skuqja e pelenave është rezultat i kombinimit të disa faktorëve, të tilla si lagështia e tepërt, kontakti i zgjatur me urinën dhe irrituesit e tjerë si sapunët.

Infeksionet janë shkaku i dytë më i shpeshtë i skuqjes së pelenave. Më e zakonshme është mikoza, veçanërisht Candida albicans.

Mikozat e tjera të lidhura me këtë gjendje janë:

  • Infeksioni nga dermatofitoza.
  • Përkeqësimi i dermatitit seborroheic malassezia.
  • Pseudomikoza siç është eritrasma.
Irritimi i lekures se bebes

Llojet e skuqjes së pelenave

Inflamacioni mund të ketë faktorë të ndryshëm nxitës. Lloje të ndryshme të dermatitit klasifikohen sipas shkaktarit.

  1. Dermatiti irritues i kontaktit

Dermatiti i acarimit të kontaktit është lloji më i zakonshëm i skuqjes së pelenave. Eshtë e lidhur me kontaktin e lëkurës me jashtëqitjen dhe urinën që grumbullohen në pelenë. Palosjet inguinale, nga ana tjetër, nuk tregojnë ndryshime pasi ato bien më pak në kontakt me irrituesit.

Për të parandaluar këtë dermatit, është mirë të ndiqni higjienën e duhur të lëkurës e cila gjithmonë duhet të mbahet e pastër dhe e thatë. Idealja është të ndërroni pelenën shpesh.

  • 2. Kandidaza e pelenave

Kandidiaza e pelenës është një infeksion kërpudhor i shkaktuar nga rritja e tepërt e një kërpudhe që normalisht gjendet në mikrobiotën e tretjes. Simptomat që e karakterizojnë atë janë:

  • Njolla të kuqe të ndezura.
  • Lëkurë e dëmtuar dhe me shkëlqim.
  • Plagët.
  • Palosje inguinale të kompromentuara.
  • 3. Dermatiti bakterial

Në raste më të kufizuara, vërehet dermatiti bakterial i quajtur edhe impetigo. Sidoqoftë, stafilokokët dhe streptokokët shpesh mund të shkaktojnë skuqje të pelenës ose ta keqësojnë atë ekzistues. Një shenjë karakteristike e infeksionit streptokoksik është lëkura e kuqe e ndezur rreth anusit.

Skuqja e pelenave është rezultat i kombinimit të disa faktorëve, të tilla si lagështia e tepërt, kontakti i zgjatur me urinën dhe irrituesit e tjerë si sapunët.

Infeksionet janë shkaku i dytë më i shpeshtë i skuqjes së pelenave. Më e zakonshme është mikoza, veçanërisht Candida albicans.

Trajtimi i skuqjes së pelenave

Skuqja duhet të diagnostikohet nga pediatri ose dermatologu. Në varësi të llojit të plagës dhe shpërndarjes së tij, ai do të propozojë një trajtim tjetër.

Në rast të dermatitit irritues të kontaktit, rekomandohet higjiena e duhur dhe ekspozimi i lëkurës në ajër për disa minuta. Idealja do të ishte aplikimi i një paste (krem) me bazë pastën me oxid zinku.

Shënim:  Aplikimi i kremrave kortikosteroide në zonën e pelenës është kundërindikuar plotësisht.

Dermatit kontakti

Kur të konsultoheni me pediatrin?

Nëse dermatiti nuk zgjidhet me masat e përshkruara me lart, fëmija duhet të dergohet tek pediatri. Një arsye tjetër për ekzaminim urgjent mjekësor është prania e plagëve, temperatures ose ndonjë ndërlikimi tjetër.

Në shumicën e rasteve, kjo lloj skuqjeje përmirësohet me kujdesin bazë, d.m.th eliminimin e irrituesve dhe ndjekjen e higjienës së duhur. Sidoqoftë këshillohet që pediatri të informohet për evolucionin e simptomave.

Lexo edhe:

error: Permbajtja e Farmaceutika.org eshte e mbrojtur. Ju lutem na kontaktoni nese ju duhet informacion shtese.
Exit mobile version