Skip to content
Home » Rëndësia e një diete të larmishme dhe të ekuilibruar

Rëndësia e një diete të larmishme dhe të ekuilibruar

shendeti

Termi dietë i referohet një sërë zakonesh të të ngrënit që kanë përfitime për të gjithë organizmin. 

Në fakt, ndjekja e një diete të larmishme dhe të ekuilibruar ruan dhe forcon trupin, duke siguruar energjinë e nevojshme ditore dhe lëndët ushqyese të duhura dhe duke parandaluar shfaqjen e sëmundjeve të ndryshme. 

Ne të Farmaceutika.org kemi folur shpesh herë për dietat. Por përsëri sot do tju kujtojmë disa nga pikat më të rëndësishme të dietes së eluilibruar. 

Cilat janë përfitimet e një diete të larmishme dhe të ekuilibruar?

Një dietë e gabuar e mbushur me yndyrna dhe sheqerna kontribuon në shfaqjen e sëmundjeve të shumta që mund të jenë gjithashtu shumë serioze:

Prandaj, duhet pasur parasysh se ushqimi i duhur është një kusht i domosdoshëm në çdo fazë të jetës: nga foshnje deri në fazën e rritur të një personi. 

Ushqimi i ndihmon fëmijët në zhvillimin, mësimin dhe mirëqenien e tyre psikofizike. 

E njëjta gjë ndodh edhe te të rriturit, të cilët duhet të qëndrojnë në formë, duke stimuluar trupin në funksionet e tij jetësore, duke parandaluar rrezikun e shfaqjes së sëmundjeve.

Prandaj, përfitimet e një diete të shëndetshme dhe të larmishme nuk kanë të bëjnë vetëm me aspektin estetik, por edhe me shëndetin dhe parandalimin për: 

  • Zemër më e shëndetshme;
  • Kocka më të forta;
  • Rritja e jetëgjatësisë;
  • Rritja e fertilitetit;
  • Ulja e rrezikut të zhvillimit të kancerit.

Cilat janë rregullat për një dietë të shëndetshme?

Sipas indikacioneve të Shoqatës Amerikane të Zemrës, këto janë rregullat kryesore për ushqimin e duhur:

  • Mbani një peshë trupore të përshtatshme, duke balancuar kaloritë e konsumuara në ushqim me ato të konsumuara gjatë aktivitetit fizik;
  • Konsumoni sasi të mëdha frutash dhe perimesh;
  • Konsumoni mbi të gjitha proteina me origjinë bimore, si ato të pranishme në bishtajore, peshkun në krahasim me mishin e kuq. 
  • Merrni më shumë fibra përmes frutave dhe perimeve;
  • Reduktoni sasinë e sheqernave në ushqime dhe pije.

Gjithashtu, këshillohet që ushqimet të kriposen më pak, pasi natriumi që përmbajnë ushqimet është i mjaftueshëm për nevojat tona.

Gjithashtu rekomandohet të tregoheni të kujdesshëm ndaj disa mesazheve të transmetuara nga media në lidhje me ushqimin apo dietat dhe rënien në peshë pasi nuk janë të bazuara në të dhëna shkencore, si dhe të kontaktoni gjithmonë një specialist të kualifikuar për Ushqyerjen Klinike.

3 thoughts on “Rëndësia e një diete të larmishme dhe të ekuilibruar”

  1. Its true to follow a balanced and healthy diet. Nowadays price of vegetable and fruits are increasing day by day. How a middle class family can eat healthy?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: Permbajtja e Farmaceutika.org eshte e mbrojtur. Ju lutem na kontaktoni nese ju duhet informacion shtese.
Exit mobile version