Skip to content
Home » Monocitoza dhe lidhja e saj me CoVid-19:

Monocitoza dhe lidhja e saj me CoVid-19:

keshilla shendeti farmaceutika.org

Nga: Elio Ismaili

Analizat “gjak komplet” të një pacienti të sëmurë me Covid-19 karakterizohen nga nje rritje e numrit të monociteve dhe ulje të numrit të leukociteve, të shprehura në përqindje (%).  Kjo të bën të mendosh se ekziston një lidhje ndërmjet pranisë së monociteve në organizëm dhe infeksionit viral nga SARS-CoV-2.

Monocitoza dhe lidhja me Covid19

Çfarë janë monocitet?

Gjaku përbëhet nga 55% plazëm dhe 45% elemente qelizore. Elementet qelizore përfshijnë rrazat e kuqe të gjakut (eritrocitet), rruazat e bardha të gjakut (leukocitet) dhe pllakëzat e gjakut (trombocitet). Prania e leukociteve përbën atë që quhet “imunitet të organizmit”. Leukocitet janë disa llojesh : monocite, fagocite, granulocite, limfocite (T dhe B), makrofagë, neutrofile, bazofile, eozinofile,etj. 

Monocitet diferencohen në makrofagë dhe qeliza dendritike në rastet e një infeksioni viral apo bakterial në organizëm. Kjo njihet në mjekësi si “përgjigje inflamatore”. Përgjigja inflamatore shkakton inflamacionin (grumbullim të leukociteve në indin e infektuar nga viruset apo bakteret). Zakonisht inflamacioni shoqërohet me rritje të temperaturës së organizmit. Në rastet e një infeksioni viral apo bakterial, numri I përgjithshëm I monociteve pëson rritje. Kjo rritje quhet “monocitozë”.  

Monocitet dhe citokinat

Monocitet komunikojnë me njëra-tjetrën përmes citokinave 

Infeksioni shkakton monocitozën dhe kjo pasohet me prodhimin e një numri të madh citokinash nga monocitet. Citokinat janë proteina apo glikoproteina specifike të sekretuara nga leukocite specifike në serumin e gjakut me qëllim transmetimin e një mesazhi specifik në qelizat e tjera. Një shembull I citokinave janë interleukinat. Interleukinat janë 15 lloje (IL-1 deri në IL-15) dhe mundësojnë komunikimin e leukociteve ndërmjet tyre (sigurojnë koordinim dhe organizim). 

Lidhja e CoVid-19 me interleukinen 6 (IL-6)

Ëshët parë që të sëmurët me CoVid-19 prezantojnë një rritje të konsiderueshme të sasisë së interleukinës 6 (IL-6) të prodhuar nga leukocitet në gjak. IL-6 prodhohet nga monocitet, limfocitet T, makrofagët, fibroblastet dhe qelizat endoteliale. Funksioni I saj është të nxisi mbijetesën, shumimin dhe diferencimin e limfociteve B  dhe T në organizëm, në mënyrë që imuniteti të ketë një performancë maksimale në luftën kundër infeksionit viral të shkaktuar nga SARS-CoV-2.

Virusi i Covid19

Çrregullimi I prodhimit të sasisë së IL-6 në gjak

 Në disa pacientë, ndodh që disa simptoma të vazhdojnë të prezantohen edhe pse infeksioni viral i CoVid-19 është zhdukur. Pse? 

Kjo ndodh për shkak të sasisë së lartë të prodhuar të IL-6 dhe citokinave të tjera në gjak. Ky çrregullim homeostatik shkakton auto-imunitet dhe inflamacion kronik, gjendje kjo në të cilën leukocitet dalin “jashtë kontrollit” dhe fillojnë e sulmojnë indet e shëndetshme të organizmit, duke sjellë kështu dëmtimin e organeve nga vetë gjaku. I gjithë ky dinamizëm spontan pasqyrohet në temperaturë të lartë te pacientët të cilët e kanë kaluar luftën me CoVid-19 (post-CoVid). Organet me mundësi më të lartë për t’u dëmtuar nga ky çrregullim janë : mushkëria, zemra, pankreasi dhe veshkat.

Mjekimi  I këtyre rasteve : ende I panjohur

Akoma nuk dihet një mjekim I certifikuar nga OBSH-ja për rregullimin e normave të prodhimit të citokinave (kryesisht nga monocitet) te pacientët “post-CoVid”. Mjekimi I vetëm që ndiqet ka karakter menaxhues të simptomave post-CoVid. Prandaj, në raste të tilla, vlen të përmendet shprehja : “Parandalimi është më mirë se mjekimi!”.

error: Permbajtja e Farmaceutika.org eshte e mbrojtur. Ju lutem na kontaktoni nese ju duhet informacion shtese.
Exit mobile version