Kanali më i ri në youtube “Mësime Edukative për Fëmije” ka si qëllim t’u mundësojë fëmijëve të vegjël të përvetësojnë shpejt dhe lehtë Gjuhën Shqipe. Me anë të videove të shkurtra, grupmosha e vogël e fëmijëve nga 0-5 vjeç njihen me botën që i rrethon dhe mësojnë të artikulojnë saktë shqiptimin e fjalëve. Ndërsa, grupmoshat 6-8 vjeç përvetësojnë në mënyrë të thjeshtë programin shkollor, mësojnë të artikulojnë pastër, të shprehen dhe të shkruajnë.
Nëse jeni të interesuar, Ju, mund të abonoheni në kanal nëpërmjet butonit “subscribe” në mënyrë që te njoftoheni për videot më të reja.
Gjithashtu, jemi të hapur dhe mirëpresim çdo sugjerim tuajin për të publikuar informacion sipas kërkesës tuaj.
Ju falenderojmë dhe ju përshëndesim përzemërsisht të gjithëve kudo ku ndodheni….🙂🙏💐