Skip to content
Home » Lindja eshte afer…? Cfare duhet te kete canta e maternitetit?

Lindja eshte afer…? Cfare duhet te kete canta e maternitetit?

lindja bebi maternitet

Dita e madhe po afron dhe ti duhet të bësh të gjitha përgatitjet e nevojshme për të minimizuar stresin e momentit kur të vijë bebi. Të qenurit gati për maternitet, me të gjitha gjërat që të duhen për vete dhe për bebin, do të të ndihmojë të qëndrosh e qetë. 

Mrekullia jote mund të të surprizojë me mbërrittjen më herët nga sa e ka parashikuar mjeku. Është mirë të kesh gati çantën që në javën e 36-të, afër derës… dhe gati për të ikur! 

Më poshtë do të gjesh një listë me gjërat e rëndësishme që të duhen me vete.

Për lindjen:

  • Dokumentacioni për pranim në maternitet ( kartë identiteti, librin shëndetësor apo dokumente të siguracionit privat).
  • Këmishë nate, rrobdishan, çorape të rehatshme dhe pantofla.
  • Lentet dhe zyzet ( nëse përdor)
  • Një kapse/ fjongo për flokët (nëse i ke të gjata)
  • Nje çantë tualeti me gjëra si pasta e furça e dhëmbëve, sapun, shampo trupi e koke.
  • Një aparat fotografik apo videokamera (mëso më pare nëse lejohesh të filmosh ne vendin e lindjes)
  • Një peshqir dhe dy peceta për kompresa (disa maternitete i ofrojnë ato)
  • Natyrisht, këmishat e natës do të jenë me mëngë të shkurtra gjatë verës dhe të gjata në dimër, megjithëse duhet thënë se shumë shpesh ngrohja në spitale eshte e mire, veçanërisht atje ku ka foshnje. Për valixhen për lindjen preferohet të zgjidhni pëlhura të lehta, të tilla si pambuku. Por merrni me vete një shall leshi ose triko me te trashe te hapur nëse ndjeni të ftohtë.

Pas lindjes së bebit:

  • Recipeta për gjidhënien dhe tamponë për gjirin
  • Peceta të veçanta higjenike dhe mbathje një përdorimshe, nëse nuk ka në maternitet.
  • Një jastëk në formë trekëndëshi ( do të jetë i rehatshëm për dhënien e gjirit).
  • Gjërat kryesore për bebin varen nga materniteti ku do të lindësh. Pyet nëse materniteti siguron rroba dhe pelena për beben. Nëse po do t’ju duhen rrobat vetëm për daljen nga materniteti; në të kundërt merr me vete disa të brendshme, kostume gjumi, kapele, çorape, batanije dhe çarçafë.
  • Krem (i rekomanduar nga mjeku ose mamia) për parandalimin e trajtimit të kokave të çara të gjoksit për shkak të gjidhënies.
  • Zgjidh forma dhe kostume që i vishen lehtë bebit, me hapje të rehatshme për kokën e bebes.
  • Një çantë robash (për të palarat)
  • Telefonin celular dhe karrikuesin
  • Rroba të rehatshme dhe këpucë të sheshta për daljen nga materniteti.
  • Kartën tënde të identitetit (të duhet për cdo lloj dokumentacioni që të deklaroni lindjen e fëmijës dhe mund t’ia japësh partnerit tënd ditën tjetër).
  • Një libër apo çfarëdo që do të të  ndihmojë të relaksohesh gjatë orëve që nuk do të jesh me beben.
  • Produkte kozmetike

Atëherë, çfarë të marresh për foshnjën?

 –         3-5 Body me mëngë të gjata

–         3-5 Bodz me mëngë të shkurtra

–         6 Trupore pambuku

–         6 palë çorape pambuku

–         Një mbulesë, batanije te trashe

–         Garza

–         Nje fanellate te plote që do të përdoret në momentin “lëkurë më lëkurë

Shmangni bagazhet shumë të mëdha që mund të mos dini se ku t’i vendosni ne hapesiren e dhomes se spitalit: nëse nuk keni një dhomë për veten tuaj, do të ketë nëna të tjera me të cilat do të ndajnë hapësirën dhe nëse secila mban një çantë gjigante nuk do të ketë më hapësirë për ty dhe djepet! Një valixhe, me madhësi normale do të jete mirë. Dhe nëse harroni diçka, partneri juaj do tju a sjelle.

error: Permbajtja e Farmaceutika.org eshte e mbrojtur. Ju lutem na kontaktoni nese ju duhet informacion shtese.
Exit mobile version