Skip to content
Home » Karrotat dhe nxirja nga dielli:

Karrotat dhe nxirja nga dielli:

Beta-Karoteni: Gjëndet në kajsi, portokall, hurma dhe papaja, por edhe spinaq, domate dhe brokoli, pa harruar rrepat, cikoren, specat dhe sigurisht Karrotat.

Beta-karoteni është një pigment që gjëndet në shumë fruta dhe perime: është prania e tij që përcakton ngjyrën e kuqe-portokalli por ndonjëherë “fshihet” edhe në disa perime me gjethe jeshile. 

Është një pararendës i rëndësishëm i vitaminës që i nevojitet trupit për të prodhuar vitaminën A (retinolin), një substancë thelbësore për shëndetin e lëkurës, kockave, syve, funksionin imunitar dhe në përgjithësi është si një antioksidant.

Marrë në doza të larta si ato që gjenden në suplementet ushqimore, i jep lëkurës një ngjyrë portokalli (veçanërisht në pëllëmbët e duarve dhe këmbëve). 

Për këtë arsye rekomandohet shpesh në përgatitjen e stinës së verës, duke supozuar se ka një rol në mbrojtjen e lëkurës nga rrezet e diellit.

Në realitet, nuk ka asnjë provë të fortë në lidhje me këtë veprim të dobishëm dhe i vetmi rast në të cilin mund të jetë i dobishëm është te subjektet me lëkurë të hapur ose veçanërisht të ndjeshme ndaj diellit, të cilar mund ta marri çdo ditë (4-10 mg) për të paktën 6 javë para ekspozimit. 

Ky efekt pozitiv është ndoshta për shkak të veprimit të kryer si pararendës i retinolit te subjektet me lëkurë problematike.

Për të gjithë njerëzit e tjerë, gjëja më e rëndësishme që duhet të bëni për të mbrojtur lëkurën në stinën e verës është të mbroheni me krem ​​adekuat kundër diellit, të pini shumë dhe të hani shumë fruta dhe perime. 

Këto ushqime përmbajnë natyrshëm vitamina, minerale, antioksidantë, etj, të cilat janë arma më e mirë për të luftuar efektet negative të rrezatimit diellor, si përshpejtimi i plakjes së lëkurës dhe zhvillimi i tumoreve. 

error: Permbajtja e Farmaceutika.org eshte e mbrojtur. Ju lutem na kontaktoni nese ju duhet informacion shtese.
Exit mobile version