Skip to content
Home » 6 këshilla prindërimi:

6 këshilla prindërimi:

Nga: Vinela Gjata

Pas më shumë se një viti pune dhe shkollimi nga shtëpia, prindërit ndihen të rraskapitur dhe me një shëndet mendor të rrënuar.

Kjo mund ta bëjë akoma më të vështirë të qënurit të qetë në momentin kur fëmijët janë të acaruar, mosrespektues, ose flasin me ton të lartë. 

E vërteta është që prindërit nuk e humbasin durimin sepse janë të dobët ose prindër të këqij që nuk i duan fëmijët e tyre mjaftueshëm, ose çfarëdo arsye tjetër e hamendësuar.

Përkundrazi, e humbasin atë sepse ndihen të mbingarkuar emocionalisht, të rraskapitur, të stresuar, të frustruar, të hutuar.

“Butonat” e prindërve janë të mëdhenj dhe super të ndjeshëm, kështu që kur fëmijët vijnë dhe i shtypin fort, ata fillojnë dhe e humbasin durimin pothuajse menjëherë.

Këshillat si “merrni frymë thellë” nuk janë të dobishme kur tashmë jeni në pikën e humbjes së durimit. Në vend të kësaj, ndryshimi i mendimit tuaj paraprakisht mund të vazhdojë komunikimin të rrjedhë. Ja se si prindërit e vërtetë, dhe ekspertët e prindërve, ruajnë qetësinë më shumë se një vit gjatë kësaj pandemie.

Identifikoni shkaktarët e problemit:

Bisedo me femijen

Të gjithë kemi gjëra që na çojnë drejt humbjes së durimit. Duke ditur se çfarë e shkakton atë, ju mund ta bëni më të lehtë ndërhyrjen e hershme.

Kur e shihni veten duke shtrënguar grushtet, bëni gjithçka tjetër përveç se t’i shfryheni me të bërtitura ndaj fëmijës tuaj. Shëtit përreth, bëjë fytyra qesharake e gjthçka tjetër për sa kohë nuk ju mërzit dhe nervikos akoma më tepër.

Vetëpërmbahuni, por mos e fshihni emocionin tuaj:

Askush nuk dëshiron t’u bërtasë fëmijëve të tyre, por shprehja e emocioneve në një mënyrë të shëndetshme mund të jetë e dobishme.

Duke qëndruar të qetë dhe të arsyeshëm, ju po u mësoni fëmijëve tuaj se si të komunikojnë me të tjerët në një mënyrë të respektueshme, edhe kur ndiheni të mërzitur.

Por të jesh i vetëpërmbajtur nuk do të thotë që duhet të jesh i lumtur dhe i qetë gjatë gjithë kohës. Mund të jetë një mjet i fuqishëm për t’u treguar fëmijëve tuaj emocionet tuaja, veçanërisht kur jeni në gjendje t’i vendosni një etiketë ndjenjës.

E rëndësishme është të theksoni se fëmija juaj nuk është arsyeja për emocionin që po ndjeni, veprimet e tyre janë. Në vend që t’i thoni “Me të vërtetë po më irriton duke bërtitur”, ju mund t’i thoni: “Ndihem shumë i/e merzitur kur duhet të bërtas.”

Jepuni fëmijëve tuaj leje për t’ju ndihmuar:

Ndonjëherë, fëmijët ju shohin duke e shtyrë veten tuaj drejt limiteve para se ta vëreni ju vehtë. Dhënia e atyre një mënyrë për të ndërhyrë në situata të ngarkuara emocionalisht, mund të jetë fuqizuese.

Ju mund të mësoni me njëri-tjetrin një lëvizje duarsh dhe ta vini në zbatim në momentin delikat të bisedës kur e ndjeni se duhet të merrni frymë thellë, së bashku, pa pyetje, pa justifikime. 

Kjo mund t’ju ndihmojë që mendja juaj prej një racionali të rrituri, t’i shohë situatat nga këndvështrimi i fëmijëve tuaj. Plus, shpeshherë, fëmijët, me gjykimin e tyre naiv, arrijnë të shohin një mekanizëm përballimi për ndjenjat e vështira.

Reduktoni kryerjen e disa punëve/detyrave njëkohësisht:

Më shpesh, prindërit shqetësohen kur përpiqen të bëjnë shumë gjëra njëkohësisht, fakt që i bënë ata të ndihen të lodhur dhe të mbingarkuar me emocione të cilat mezi arrrijnë t’i kontrollojnë. 

Të qënit i dhënë dhe i përqëndruar vetëm te një punë, maksimalisht, do t’ju ndihmojë në uljen e stresit tuaj, duke bërë të mundur të jeni më të qetë.

Është e vërtetë që nuk është e mundur të bësh vetëm detyra gjatë gjithë kohës, por është një strategji mjaft e fuqishme për të qëndruar i qetë mes kaosit.

Luani lojën “sikur” :

Luaj me femijen

Në rastet kur e gjeni veten duke humbur durimin me fëmijët tuaj (nëse janë tepër të vegjël në moshë), pretendoni të jeni mësuesja e tyre parashkollore, sikur fëmijët janë pjesë e klasës suaj dhe ju duhet të kujdeseni për ta në mënyrën më të dashur të mundshme. 

Kjo perspektivë përmes pretendimit, lojës “sikur” është vërtet e dobishme, pasi  ndryshon këndvështrimin tuaj si prind duke pretenduar se jeni dikush tjetër vetëm për pak, duke qënë kështu në gjendje “të fitoni” një distancë për t’i parë ata si njerëz të vegjël që kthejnë përgjigje të përshtatshme për moshën e tyre, në vend që të acaroheni në moment dhe të pësoni zhgënjim.

Vetëm kështu, duke pretenduar se jeni një palë e tretë, ju arrini të bëni një gjykim më objektiv dhe të ftohtë të situatës.

Mund të përfshini gjithashtu dhe një lojë imagjinare, psh lojën “shtëpiash”. Pretendoni të jeni shoku/shoqja e fëmijës tuaj dhe secili ka “shtëpinë” e tij brenda asaj reales, dhe secili duhet të kujdeset per të. Në këtë mënyrë, ju nxisni fëmijën tuaj të bëjë punët e mërzitshme të sistemimit dhe pastrimit të dhomës së vet. 

Kerkojuni falje:

E fundit por jo më pak e rëndësishme, është të kërkoni falje. Pavarësisht se jeni prindi i fëmijës suaj, ju së pari jeni një qenie njerëzore dhe të bërit gabime është mëse normale. Prandaj, nëse ndodh ta humbni durimin me fëmijët tuaj, është e rëndësishme të kërkoni falje dhe t’i përgjigjeni gabimeve tuaja. Flisni gjithmonë me ta, shpjegojuani situatën dhe nëse vini re se i keni lënduar me fjalët tuaja, kërkojuni falje menjëherë!

Lexo edhe:

error: Permbajtja e Farmaceutika.org eshte e mbrojtur. Ju lutem na kontaktoni nese ju duhet informacion shtese.
Exit mobile version